Putin drejt zgjidhjes ekstreme, përplasja me NATO-n është afër!
Presidenti rus Vladimir Putin tashmë e kthen vëmendjen te deti, më saktë te forcimi i flotës. Shefi i Kremlinit, përmes një lidhjes me video ishte pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në tre njësi të reja të Marinës, nëndetësen Generalissimus Suvorov, korvetën e klasit Buyan, Grad dhe minahedhësin Anatoli Shlemov. Gjatë zhvillimit të konfliktit ukrainas imazhi i flotës detare rusë është dëmtuar ndaj për ta rimëkëmbur atë, aktivizimi i Generalissmus Suvorov e cila është ndërtuar në kantierin e anijeve Sevmash në Severodvinks përfaqëson një hap të rëndësishëm. Kjo e fundit është nëndetësja e dytë e prodhimit të projektit Borei -A pas Knyaz Oleg dhe pas njësisë së parë dhe më të rëndësishme të klasës, Knyaz Vladimir. Naval News ka theksuar se krahasuar me klasën Borei, kjo gjeneratë e re nëndetësesh ka marrë një përmirësim në disa aspekte. Përveç të tjerash ajo ka bërë përmirësime në zhurmën e saj, manovrimin dhe aftësitë e lundrimit në ujë të thellë, si dhe një sistem të përmirësuar të kontrollit të armëve. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri me dije se këto anije të armatosura me raketa balistike ndërkontinentale Bulava, përfaqësojnë shtyllën kurrizore të marinës së ardhshme ruse. Fakti që Generalissimus Suvorov do të caktohet në Flotën e Paqësorit tregon në të njëjtën kohë se për Kremlinin është gjithashtu e rëndësishme të forcohet fronti lindor, fronti Baltik si dhe kërkon përforcime në detin Mesdhe dhe Detin e Zi.
Nëndetësja e re bërthamore
Së bashku me hyrjen në shërbim të këtyre njësive të reja të flotës, Putin njoftoi gjithashtu nisjen e një nëndetëse të re bërthamore, Perandori Alexander III. Njoftim që mbart pikërisht atë sinjal të dobishëm edhe për të forcuar bindjen në zhvillimin e forcave të armatosura të vendit, në një kohë kur besimi dhe imazhi i fuqisë ushtarake ruse duket se, siç u përmend më parë, janë zvogëluar ndjeshëm. Putin theksoi se, përveç perandorit Aleksandër III , “katër nëndetëse të tjera të këtij lloji do të ndërtohen sipas programit aktual të riarmatimit shtetëror”.Një plan i cili, siç konfirmoi edhe vetë presidenti i Federatës Ruse, do të shërbejë për të garantuar sigurinë e vendit për dekadat e ardhshme”. Lideri rus, ende në kuadër të ceremonisë, dha edhe indikacione për planin në lidhje me marinën e Moskës për të ardhmen e afërt, duke u ndalur në disa pika veçanërisht të rëndësishme edhe në lidhje me interpretimin e pushtimit të Ukrainës : “Ne do të vazhdojmë të rrisim ritmin dhe vëllimin e ndërtimit të anijeve të projekteve të ndryshme duke i pajisur me armët më moderne si dhe duke rritur gatishmërinë luftarake të marinarëve bazuar në përvojën e operacionit special ushtarak”.
Përplasja me NATO
Anijet ruse do të kalojnë pranë disa vendeve dhe ato vende sigurisht që do të përgjigjen, duke treguar fuqinë e tyre ushtarake, si dhe vendet e aleancës së NATO-s, gjë që do të bëjë të qartë se po vëzhgohet. Pra forcat e NATO-s do të kenë mundësi të kenë takime të afërta me atë anije ushtarake ruse. Sinjali politik që ka dërguar Putin nëpërmjet këtyre deklaratave është i qartë si për Moskën ashtu edhe për kundërshtarët e saj. Në rrjetë të propagandës së pashmangshme të luftës, e cila mund të fokusohet vetëm në forcimin e forcave të armatosura si një shtyllë e kësaj Rusie të re pas pushtimit të Ukrainës, Kremlini duket se dëshiron të bëjë të qartë se Federata ruan dhe rrit angazhimet e saj për riarmatim pavarësisht të izolimit ndërkombëtar dhe një bllokimi fiziologjik të burimeve financiare. Kjo i shërben jo vetëm opinioni kombëtar, por i shërben në të njëjtën kohë dhe mbarë opinionit ndërkombëtarë për të paralajmëruar fuqitë e tjera për planet dhe për të ardhmen e Rusisë. Putin jo vetëm konfirmon se dëshiron të mbajë të pandryshuara angazhimet strategjike, por rithekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave me një riarmatim që ndikon në fuqinë e tij detare dhe aftësitë raketore të kësaj flote. Nëndetëset bërthamore të këtij brezi të ri janë, të paktën në planet e “carit” si arkitravi i mbrojtjes së ardhshme të Moskës. Dhe kjo ripohon gjithashtu rëndësinë e detit në planet e Rusisë, si dhe rëndësinë e saj si një element thelbësor dhe shumë shpesh i nënvlerësuar në lidhje me luftën në Ukrainë.