Putin: Forcat ukrainase u përpoqën të sulmonin termocentralin bërthamor Kursk
22 gusht 2024
| 15:51
Forcat e armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin termocentralin bërthamor të Kursk, tha sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi për situatën në rajonet kufitare, Kursk, Belgorod dhe Bryansk.
“Armiku u përpoq të godiste termocentralin bërthamor gjatë natës”, tha Putin.
Ai deklaroi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ishte e informuar për përpjekjet për të sulmuar termocentralin bërthamor Kursk.