Putin hakmerret ndaj SHBA-së, vendos sanksione ndaj Zuckerbergut dhe Kamala Harrisit
21 prill 2022
| 17:43
Rusia ka vendosur sanksione kundër 29 zyrtarëve, biznesmenëve dhe gazetarëve amerikanë, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe CEO të Meta, Mark Zuckerberg.
Sanksione të tjera u vendosën ndaj 61 shtetasve kanadezë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Moskës, cituar nga TASS.