Putin “humb” aleatin kryesor në BE
Situata ushtarake në Ukrainë po shndërrohet në një mision më të vështirë sesa kishte menduar Vladimir Putin.
Ushtria ruse po avancon drejt Kievit dhe qendrave të mëdha me ritme më të avashta dhe me humbje më të mëdha sesa në planet e Kremlinit.
Por Moska zyrtare duket sikur humbi sot edhe një aleat të fortë në BE, ndoshta të vetmin. Bëhet fjalë për kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Hungaria deklaroi sot se është totalisht dakord me sanksionet e caktuara nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë.
Orban vizitoi sot kufirin me Ukrainën, ku ndodhen tashmë qindra refugjatë të tmerruar nga bombardimet ruse. Ai deklaroi se të gjithë vendet e BE kanë dënuar aktin.
“Sot nuk është dita për të qenë të zgjuar, sot është dita për të qenë të bashkuar. Kemi një luftë dhe duhet absolutisht të kthejmë situatën e mëparshme duke kërkuar paqen”, deklaroi Orban, që mbetet një nga liderët europianë më të diskutuar për pozicionet e tij ekstremiste.