Putin: Jemi të gatshëm për negociata me Ukrainën sipas kushteve tona
19 dhjetor 2023
| 16:37
Rusia është e gatshme të negociojë me Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kievin, por vetëm në përputhje me interesat e saj, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
“Është diçka e mirë që Ukraina, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë treguar agresivë ndaj Rusisë kërkojnë të negociojnë por ne do ta bëjmë këtë në bazë të interesave tonë”, tha në një deklaratë ditën e sotme presidenti rus, Vladimir Putin.
Duke folur për situatën në Ukrainë, presidenti rus tha se historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet.