Putin kërcënon Perëndimin: Sanksionet e juaja, të ngjashme me “shpallje lufte”

05 mars 2022 | 14:48

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të ngjashme me një shpallje lufte.

Siç shkruan Sky News, Putin vazhdoi të mbrojë pushtimin e Ukrainës nga shteti i tij.

Në një paraqitje në televizionin shtetëror, Putin tha se Rusia dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, duke shtuar se vendi duhet të ketë një status neutral.

Ai përsëriti një linjë tashmë të njohur që Rusia shpresonte të “de-nazistonte” Ukrainën, ndonëse deklarata të tilla janë krejtësisht absurde duke ditur qasjen demokratike të Ukrainës dhe aspiratat perëndimore të saja.

Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, që synojnë të ndikojnë në ekonominë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë ukrainas presin në radhë për t’u regjistruar vullnetarë…