Putin kujton Berluskonin dhe bëhet nostalgjik: Do doja të pija çaj me “kavalierin”, Helmut Kohln dhe Zhak Shirak

19 dhjetor 2024 | 22:44

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë konferencës së tij për shtyp të fundvitit, përmendi mikun e tij të ndjerë Silvio Berlusconi ndër liderët që nuk jetojnë më, me të cilin tha se do të pinte një filxhan çaj nëse do të kishte mundësi. Së bashku me “Kavalierin”, ai zgjodhi edhe ish-kancelarin gjerman, Helmut Kohl dhe ish-presidentin francez, Zhak Shirak.

“Pavarësisht asaj që po ndodh tani, ne perceptojmë në shoqërinë italiane njëfarë simpatie për Rusinë, ashtu siç kemi për Italinë”, deklaroi kreu i Kremlinit gjatë konferencës maratonë për shtyp në fund të vitit.

Dhe nuk mund të mungonte një referencë për Silvio Berlusconin dhe marrëdhëniet e tyre, jo vetëm politike por edhe personale.

I pyetur se me kë nga politikanët e vdekur do të ulej për çaj, presidenti rus përmendi Berluskonin, së bashku me kancelarin e ndjerë gjerman Helmut Kohl dhe ish-presidentin francez Zhak Shirak.

Duke iu referuar si “Kavalieri”, ai tha se Berlusconi është ndër “udhëheqësit nga të cilët kam mësuar shumë”. Duke e bërë të qartë se një vend të veçantë në zemrën e tij i rezervohet gjithmonë Berlusconit, të cilin me rastin e vdekjes së tij vitin e kaluar, aji e kishte cilësuar si “një mik të dashur”, duke folur për një “humbje të pariparueshme”.

Ai ishte një person që ishte “shumë i ngrohtë në marrëdhëniet e tij, shumë punëtor, shumë këmbëngulës”, tha kreu i Kremlinit para audiencës së gazetarëve dhe qytetarëve rusë që përfaqësonin rajone të ndryshme që morën pjesë në konferencën për shtyp. Përveçse është, shtoi ai, një politikan që “ka bërë shumë për zhvillimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Rusisë”.

Por kohët e fundit, në janar 2023, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov kishte shprehur befasi “duke parë Italinë duke u bërë një nga liderët në frontin anti-rus”. Megjithatë Putin ka përdorur gjithmonë fjalë të ndryshme. “Në Itali nuk po përhapet një rusofobi e ngjashme me njeriun e shpellave, dhe ne e kemi parasysh këtë”. “Ne shpresojmë që kur situata në lidhje me Ukrainën të fillojë të stabilizohet, ne do të jemi në gjendje të rivendosim marrëdhëniet me Italinë ndoshta edhe më shpejt sesa me disa vende të tjera”, shtoi Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar Qeverinë e…