Putin: Ne ndjekim parimin “nëse doni paqe, përgatituni për luftë”
Një luftë perëndimore kundër Rusisë do të ishte në një nivel krejtësisht të ndryshëm nga konflikti në Ukrainë, ka paralajmëruar Vladimir Putin, duke i quajtur “të pakuptimta” raportet se qeveria amerikane po përgatitet për një luftë kundër Rusisë.
Një panel dypartiak i emëruar nga Kongresi amerikan tha të enjten se Uashingtoni duhet të përgatitet për luftëra të mundshme të njëkohshme me Moskën dhe Pekinin duke zgjeruar forcat e tij konvencionale, duke forcuar aleancat dhe duke rritur programin e tij të modernizimit të armëve bërthamore.
Putin, i cili do të vizitojë Kinën këtë javë, tha se Shtetet e Bashkuara kishin nxitur tensionet me Pekinin duke krijuar aleancën e sigurisë “AUKUS” të SHBA, Australisë dhe Britanisë dhe se Rusia dhe Kina nuk po ndërtonin një aleancë ushtarake.
“Unë nuk mendoj se këto janë mendime të shëndosha në mendjet e njerëzve të shëndoshë, sepse të thuash se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për luftë me Rusinë, atëherë ne të gjithë po përgatitemi për luftë sepse ndjekim parimin e lashtë: nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha Putin në një deklaratë të postuar në Telegram.
“Por ne duam paqe”, tha Putin. “Përveç kësaj, lufta kundër Rusisë dhe Kinës është e pakuptimtë, nuk mendoj se është serioze. Unë mendoj se ata thjesht duan trembin njëri-tjetrin”. /Abc news