Putin: Në Ukrainë testuam me sukses një raketë të re! SHBA përgjegjëse për përshkallëzimin, do veprojmë me vendosmëri

21 nëntor 2024 | 20:10

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka konfirmuar sulmin në qytetin Dnipro të Ukrainës me një raketë balistike, por jo ndërkontinentale.

Ai tha se Rusia përdori me sukses një raketë hipersonike eksperimentake me rreze të mesme veprimi. Në një deklaratë pasditen e kësaj të enjtjeje Putin tha se raketa targetoi një nga komplekset më të mëdha industriale të Ukrainës.

“Si përgjigje ndaj sulmit në territorin rus nga raketat perëndimore: forcat e armatosura ruse filluan një sulm të kombinuar në një nga objektet e industrisë së mbrojtjes ukrainase.

Në kushte luftarake, ndër të tjera u testua një nga sistemet më të reja të raketave ruse me rreze të mesme veprimi. Në këtë rast, me një raketë balistike në pajisje hipersonike jo bërthamore. Raketorët tanë e quajtën “Oreshnik”. Testet ishin të suksesshme.

Qëllimi i nisjes u arrit. Në territorin e Ukrainës në qytetin e Dnepropetrovsk, u godit një nga komplekset industriale më të mëdha dhe më të famshme të kohës së Bashkimit Sovjetik”, deklaroi Putin.

Presidenti rus foli edhe për aprovimin që SHBA dhe Britania e madhe i dhanë Ukrainës, për të përdorur raketat e tyre për sulme brenda territorit rus, duke paralajmëruar se në rast përshkallëzimi, Rusia do të përgjigjet në mënyrë të njëjtë.

“Përgjegjësia për përshkallëzimin i takon SHBA-së. SHBA-të bënë një gabim duke shkelur marrëveshjen për eliminimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Ata kanë zhvendosur sistemet e tyre raketore në rajone të ndryshme anembanë botës.

Si rezultat i përshkallëzimit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s thanë se ata japin lejen e tyre për të përdorur armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë. Ekspertët e dinë plotësisht mirë, dhe pala ruse e ka theksuar herë pas here, se përdorimi i armëve të tilla pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të operatorëve ushtarakë nga vendet prodhuese është i pamundur.

Në rast përshkallëzimi, ne do të veprojmë me vendosmëri në një mënyrë të njëjtë. Elitat qeverisëse të vendeve po ushqejnë planet për të përdorur kontigjentet e tyre ushtarake kundër Rusisë duhet të paralajmërohen”, u shpreh Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar të…