Putin njohu rajonet rebele/ Presidenti Ilir Meta: Akt unilateral, Shqipëria krah Ukrainës

21 shkurt 2022 | 23:58

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar veprimin e homologut rus, Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore.

Kreu i shtetit thotë se kemi të bëjmë me një akt unilateral dhe një shkelje të rëndë që minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Postimi i plotë

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!

Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka folur para pak minutash…