“Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”
Putin nuk është i gatshëm që t’i japë fund luftës. Kështu është shprehur një zyrtar francez për agjencinë e lajmeve Reuters pasi lideri rus pati një bisedë telefonike me Macron dhe Schulz.
Sipas raportimeve, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Schulz i kërkuan Putinit që të t’i japë fund pushtimit, por lideri rus si duket nuk e sheh të arsyeshme. Dy liderët e Evropës Perëndimore përsëritën gjithashtu thirrjen për një armëpushim si kusht për negociata të plota.
Presidenca franceze akuzoi gjithashtu Putinin për “gënjeshtra” pasi tha se ushtarët ukrainas janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, bëhet po ashtu e ditur se Macron i ka kërkuar Vladimir Putinit që të heqë rrethimin në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku njerëzit po jetojnë pa ujë dhe energji për ditë të tëra.