Putin: Nuk kemi humbur asgjë gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë

07 shtator 2022 | 11:11

Rusia nuk ka “humbur asgjë” në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, pohoi Presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij për hapjen e seancës plenare në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, të mërkurën, shkruan CNN.

“Nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë. Fitorja jonë kryesore është forcimi i sovranitetit tonë. Ne nuk filluam asgjë në aspektin e aksionit ushtarak, por vetëm po përpiqemi ta përfundojmë atë”, ka thënë Putin.

Bazuar në inteligjencën amerikane, ShBA-ja beson se Rusia po përballet me mungesa të shumta të personelit ushtarak në Ukrainë dhe po kërkon mënyra të reja për të përforcuar trupat e saj, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN javën e kaluar.

Në një deklaratë të hënën, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se mbi 25,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës.

Në fund të gushtit, presidenti Putin urdhëroi ushtrinë ruse të rrisë numrin e trupave në Ukrainë me 137,000, megjithëse mbetet e paqartë se si Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë këtë objektiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izahir Kalisi shpall te pavlefshme diplomen e SH.M.L "Dardania" Hani…