Putin nxjerr dekret për t’u pajisur të gjithë ukrainasit me pasaportë ruse

11 korrik 2022 | 19:22

Ndërsa raketat ruse goditën një qytet kyç të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të sot një dekret për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit, një përpjekje tjetër për të zgjeruar ndikimin e Moskës në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Deri tani, shtetësia ruse me procedurë të përshpejtuar, u jepej vetëm banorëve të rajoneve lindore, rusishtfolëse në Ukrainë, si Donetskut dhe Luhanskut dhe atyre në rajonet jugore të Zaporizhias dhe Khersonit, pjesë të mëdha të të cilave kontrollohen nga Rusia.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimit të Putinit. Dekreti të hënën zbatohet gjithashtu për çdo banor pa shtetësi aktualisht në Ukrainë.

Nga viti 2019, kur procedura u prezantua për herë të parë për banorët e Donetsk dhe Luhansk, dhe këtë vit, më shumë se 720,000 banorë që jetojnë në zonat e kontrolluara nga rebelët në të dy rajonet, rreth 18% e popullsisë, kanë marrë pasaporta ruse.

Në maj, tre muaj pas sulmit ndaj Ukrainës, procedura e përshpejtuar filloi të zbatohej edhe për banorët e Zaporizhias dhe Khersonit. Pasaportat e para për ta filluan të shpërndahen muajin e kaluar.

Vendimi i Putinit erdhi pasi bombardimet ruse të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës vranë të hënën të paktën gjashtë persona dhe plagosën 31 të tjerë, thanë prokurorët dhe zyrtarët lokalë. Disa orë më parë, trupat ruse nisën tre sulme me raketa në Kharkiv, të cilat një zyrtar i përshkroi si “terrorizëm absolut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kardiokirurgu nga QKUK-ja, Leonard Bytyqi, ka rrëfyer se si është…