Putin: Po konsiderojmë mundësinë për ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë
20 qershor 2024
| 20:40
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij po konsideron mundësinë të bëjë ndryshime në doktrinën e tij të armëve bërthamore.
Sipas mediave të huaja, komentet Putin duke folur me gazetarët në fund të udhëtimit të tij në Vietnam.
Doktrina ekzistuese thotë se Rusia mund të përdorë armë të tilla si përgjigje ndaj një sulmi bërthamor ose në rast të një sulmi konvencional që përbën një kërcënim ekzistencial për vendin.
Putin nuk dha detaje shtesë për mënyrën sesi mund të pësojë ndryshime doktrina bërthamore e Rusisë.
Kujtojmë se Rusia është vendi që ka arsenalin më të madh bërthamor në botë.