Putin pranon se sulmi në Moskë u krye nga ‘radikalët islamistë’
25 mars 2024
| 19:21
Vladimir Putin, president i Rusisë, ka pranuar për të parën herë se sulmi i 22 marsit në një qendër koncertesh në periferi të Moskës është kryer nga radikalët islamistë të ISIS-it.
Kjo, pasi më përpara ai kishte deklaruar përfshirjen e Ukrainës në aktin që i mori jetën thuajse 150 njerëzve, ku katër persona të armatosur qëlluan këdo që i dilte përpara në Crocus City Hall të Moskës.
Qindra persona të tjerë mbetën të plagosur.