Putin: Rusia do t’i dërgojë Bjellorusisë raketa me aftësi bërthamore
25 qershor 2022
| 19:56
Moska do t’i dorëzojë Bjellorusisë raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore, në muajt e ardhshëm, tha presidenti rus Vladimir Putin.
“Në muajt e ardhshëm, ne do të transferojmë në Bjellorusi sistemet e raketave taktike Iskander-M, të cilat mund të përdorin raketa balistike ose të lundrimit, në versionet e tyre konvencionale dhe bërthamore”, ka thënë Putini në një transmetim në televizionin rus.