Putin shkarkon zv/ministrin rus të Mbrojtjes, njihej si “kasapi i Mariupolit”
24 shtator 2022
| 15:21
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra, sipas një njoftimi të ministrisë ruse të mbrojtjes.
Bulgakov do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë.
Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”, por që humbjet e njëpasnjëshme duket se kanë qenë arsyeja për shkarkimin e tij.