Putin thotë se Rusia ia ka kaluar ekonomisë gjermane
Sipas presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, vendi i tij e ka tejkaluar në rang botëror ekonominë gjermane dhe gjendet tashmë ndër pesë ekonomitë më të mëdha në botë.
E gjitha kjo, në një epokë kur po sipas tij, dollari amerikan nuk e ka më ndikimin botëror dhe lavdinë që ka pasur më pasur.
Këndveshtrimi i Putin vjen pas një viti e gjysmë shkatërrues ndërkaq për ekonominë ruse, duke parë gjithë ndikimin që ka pasur lufta në Ukrainë me agresore Rusinë, pasojat e rënda prej humbjeve të mëdha në fushëbetejë, prej financimit tej përmasave të paramenduara të luftës, duke i bashkëngjitur edhe sanksionet më të ashpra ndërkombëtare ndonjëherë.
Po ashtu, rubla ruse është zhvlerësuar në përmasa ekstreme, duke kapur tashmë thuajse nivelin e 100 rublave për 1 dollar amerikan, humbje kjo pothuajse me 80 pikë, krahasuar me periudhën para luftës.
Por, sërish, Putin nuk i sheh si të këqija gjithë këto, pasi ekonomia ruse sipas tij ka lulëzuar prej vitit 2022 dhe nuk ka qenë kurrë më mirë.