Putin i thotë Vuçiqit: Kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar Rusinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë realizuar një bisedë telefonike e cila ka zgjatur një orë.
Sipas mediave serbe, në bisedën e cila ka zgjatur shumë më tepër se sa ishte parashikuar, Putin i ka thënë Vuçiqit se Rusia po e përcjellë me vëmendje të theksuar situatën e fundit të krijuar në Serbi e Kosovë, njofton Klan Kosova.
Putin i ka thënë Vuciqit po ashtu se Serbia mund të llogarisë në ndihmën e Rusisë në çdo formë të mundshme dhe se për Moskën vlen vetëm rezoluta 1244.
Në fund Putin i ka dhënë zemër Vuçiqit duke thënë:
”Kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar Rusinë”.
Pas bisedës telefonike Vuçiq ka foluar për mediat serbe duke dhënë detaje se çfarë i kishte thënë Putin:
”Putini më tha se Rusia do të ndërmerr veprime më Kombet e Bashkuara, OSBE dhe institucionet tjera ndërkombëtare me rastin e ngjarjeve të papranueshme në Mitrovicë”.
Sipas Vuçiqit ”Putini e ka dënuar sulmin ndaj Marko Gjuriqit, nga dhunuesit shqiptarë në Veriun e Kosovës dhe rrahjen brutale të njerëzve”.