Putin: Ukraina nuk përmbushi kushtet e marrëveshjes paraprake të paqes në mars

20 korrik 2022 | 15:13

Gjatë vizitës së tij në Iran, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska nuk ka parë asnjë shenjë përparimi nga ana e Ukrainës për të përmbushur kushtet e asaj që ai e përshkroi si një marrëveshje paraprake paqeje e rënë dakord në mars, sipas medieve të huaja.

Sipas tij, rezultati përfundimtar padyshim varet nga vullneti i palëve kontraktuese për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

“Sot ne po shohim që Kievi nuk kanë asnjë dëshirë të tillë. Shkurtimisht, Moska nuk beson se Ukraina dëshiron të ndërmarrë hapa për të respektuar marrëveshjet dhe për t’i dhënë fund luftës. Rezultati përfundimtar nuk varet nga ndërmjetësit, por nga palët e përfshira në respektimin e marrëveshjeve. Ne kemi kuptuar se autoritetet e Kievit nuk e kanë këtë dëshirë”, ka thënë Putin.

Putin tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet për të krijuar kushtet e nevojshme për normalizimin e situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala ka folur për herë të parë si futbollist…