Putin zgjat izolimin e Rusisë deri më 11 maj

29 prill 2020 | 15:15

Presidenti rus Vladimir Putin, lajmëroi zgjatjen e periudhës së izolimit të vendit deri në datën 11 maj.

Sipas Putin edhe pse ka një stabilizim të situatës përsa i përket shifrave mbi rastet e reja me Covid-19, piku i virusit ende nuk është arritur.

“Situata është akoma shumë e vështirë. Specialistët dhe shkencëtarët me të cilët ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’u këshilluar mbi reagimet dhe planet tona, na thonë se jemi ende larg nga kalimi i pandemisë”, deklaroi Putin.

Në mbledhjen online të qeverisë, Putin kërkoi masa të reja mbështetëse për ekonominë e vendit dhe për qytetarët, si dhe kërkoi që deri në datën 5 maj të jetë gati plani për rikthimin e vendit gradualisht në normalitet.

Masat e mëprshme të izolimit do të përfundonin më 30 prill.

Deri më tani në Rusi janë shënuar 972 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 99,399 të infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi, ka konfirmuar se dhjetë pacientë të shëruar…