Putini, 11 mijë euro xhaketë në tubimin e mbajtur sot në Moskë

18 mars 2022 | 21:25

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin  sot kishte veshur xhaketë në vlerën e 11 mijë eurove në kohën kur qytetarët e vendit të tij po vuajnë pasojat e sanksioneve të perëndimit.

Udhëheqësi i Kremlinit edhe këtë herë kritikoi Perëndimin, por kishte zgjedhur një brend perëndimor për veshjen e tij.

69 vjeçari kishte zgjedhur një xhaketa Loro Piana me vlerën e 1.5 milionë rublave ruse, ekuivalente me 11 mijë euro.

Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve, të grumbulluar në stadiumin Luzhniki të Moskës, në një tubim që festonte tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të godasin kryeqytetin ukrainas Kiev, dhe lëshuan një breshëri raketash në periferi të qytetit perëndimor të Lvivit.

Russian President Vladimir Putin attends a concert marking the eighth anniversary of Russia’s annexation of Crimea at the Luzhniki stadium in Moscow on March 18, 2022. (Photo by Sergei GUNEYEV / POOL / AFP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr…