Putini: Bisedimet për paqe nisin vetëm nëse Ukraina pranon humbjen e territoreve

05 janar 2023 | 13:57

Në komentet e tij të fundit mbi gatishmërinë e Rusisë për bisedime diplomatike, presidenti rus ka bërë të qartë se ai ka ende një vijë të kuqe.

Duke folur me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet.

Putini ka thënë më parë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit.

Por, Rusia e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga territori në mënyrë që të fillojnë bisedimet.

Sipas Kremlinit, në bisedimet me Erdogani, presidenti rus kishte “pranuar rolin shkatërrues të Perëndimit, duke pompuar armë në Kiev, duke ofruar informacion dhe udhëzime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden,…