Putini bombardoi vendlindjen e Zelenskyt

31 korrik 2023 | 15:56

Katër persona kanë vdekur si rrjedhojë e një sulmi raketor në qendrën e qytetit Kryvyi Rih – njëherësh vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky

Sipas autoriteteve ukrainase, 43 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga sulmi.

Tre persona janë shpëtuar, duke përfshirë një fëmijë.

Gjithsej 230 persona dhe 57 automjete janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë 85 shpëtimtarë dhe 22 automjete të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave”, thuhet në një deklaratë.

Videot e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë dëmet në shkallë të gjerë të një objekt, apartamenti ishte mbushur me rrënoja dhe flakë dilte nga ndërtesa.

Një tjetër video, e xhiruar nga banorët e një blloku tjetër tregonte momentin kur raketa ra mbi qytet. Njerëzit aty brenda, bërtitën nga paniku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në Prishtinë, me qëllim…