Putini dhe Vuçiqi bisedojnë në telefon edhe për Kosovën

29 maj 2022 | 13:43

Presidenti rus dhe ai serb, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq, kanë zhvilluar një bisedë telefonike së fundmi ku kanë folur për zhvillimet e fundit sa i përket gazit natyror.

Sipas raportimit të “Reuters”, Putini dhe Vuçiqi janë pajtuar që të vazhdojë furnizimi i Serbisë me gaz natyror nga Rusia.

Ata kanë diskutuar gjithashtu edhe për çështjen e Ukrainës dhe Kosovës, por nuk janë dhënë detaje për qëndrimet e tyre në këtë çështje.

Të dy presidentët janë zotuar për forcimin e partneritetit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) bërë me dije se kryetari…