Putini, Draghit: Jemi gati të zhbllokojmë grurin nëse na hiqni sanksionet

26 maj 2022 | 23:09

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian Mario Draghi.

Gjatë bisedës, lideri rus është shprehur se është i gatshëm të ndihmojë në tejkalimin e krizës ushqimore përmes eksportit të drithërave dhe plehrave, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Kjo sipas asaj që raportohet nga Kremlini, cituar nga agjencia “Tass”.

Gjatë bisedës thuhet se Putin konfirmoi se Rusia synon të garantojë furnizim të pandërprerë të gazit me çmimet e përcaktuara në kontratat për Italinë. Po ashtu, Putin është shprehur se Moska po bën “përpjekje për të siguruar lundrim të sigurt në Azov dhe në Detin e Zi, duke shtuar se Ukraina po pengon hapjen e korridoreve humanitare për nisjen e “anijeve civile” të ngarkuara me grurë.

Presidenti rus më pas e informoi Draghin për negociatat “të pezulluara nga Kievi” dhe raportoi se ai po punon për “krijimin e një jete paqësore në qytetet e ‘çliruara’ të Donbasit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kosovë pas…