Putini e Abe flasin për programin bërthamor të Koresë së Veriut
10 shtator 2018
| 16:21
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, për programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera.
Pas takimit në qytetin rus, Vladivostok, Putin ka thënë se ata kanë shkëmbyer pikëpamje për “çështje të rëndësishme ndërkombëtare”.
Ai ka thënë se Moska dhe Tokio “do t’i vazhdojnë kontaktet e ngushta për të nxitur dialogun ndër-korean”.