Putini e pranon se sanksionet e Perëndimit kanë ‘krijuar probleme’ për Rusinë

10 mars 2022 | 17:16

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sanksionet e Perëndimit kanë “krijuar disa probleme dhe vështirësi” për Rusinë, por shtoi se “do t’i zgjidhim ato”, shkruan “Sky News”.

Duke folur sot, udhëheqësi rus ka thënë se Perëndimi ka vendosur sanksione kundër Rusisë “pa marrë parasysh se çfarë”.

Ai ka thënë se vendi i tij do të ketë “rritje të pavarësisë dhe sovranitetit” në një afat të gjatë.

Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia ka kaluar Iranin për t’u bërë objektivi më i madh i sanksioneve globale, sipas të dhënave të reja.

Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës së bashku, sipas “Castellum.AI”, një platformë përputhshmërie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ia ka paraqitur…