Putini falënderon forcat speciale të Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të dielën një adresim televiziv, në të cilin ka falënderuar ushtarët e forcave speciale që “janë duke përmbushur me heroizëm detyrat e tyre ushtarake” në Ukrainë.
Putin ka thënë se ushtarëve u është kërkuar të ofrojnë ndihmë për “popullin e republikave në Donbas” – referencë për dy rajonet e kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, të cilat Rusia i ka njohur si shtete të pavarura para pushtimit.
“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësiteve speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit dhe për shërbimin e përsosur në emër të Rusisë dhe tokës sonë të mrekullueshme”, ka thënë ai.
Ai e ka përfunduar mesazhin duke thënë: “Ju dëshiroj fat të mirë, sukses dhe të gjitha të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.
Ky adresim është bërë për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila festohet çdo 27 shkurt, prej vitit 2015