Putini falënderon “Wagner”-in për triumfin në Bakhmut, Kievi mohon disfatën

21 maj 2023 | 09:23

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar personalisht trupat e Wagner për triumfin e tyre në Bakhmut të Ukrainës, të cilët arritën të merrnin kontrollin e rajonit pas muajsh të gjatë luftimesh.

Bakhmuti ishte prej muajsh qendra e luftimeve në Ukrainë, dhe të dyja palët luftuese kanë pësuar dëme të mëdha në njerëz dhe pajisje luftarake.

Më herët edhe ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi “çlirimin” e Bakhmutit, por Ukraina i mohoi këto raportime duke thënë se rezistenca vijon dhe lufta ende nuk ka përfunduar.

“Ekipet e sulmit të kompanisë ushtarake private Wagner me mbështetjen e artilerisë dhe aviacionit të grupit të betejës jugore kanë përfunduar çlirimin e qytetit të Bakhmutit”, shkruhet në reagimin e ministrisë.

Bakhmuti ndodhet në veri të Donetskut dhe shërbeu si një qendër kryesore transporti për furnizimet e ushtrisë ukrainase në Donbas. Luftimet e ashpra për çlirimin e qytetit nisën më 1 gusht 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Truri i individëve të vetmuar i përgjigjet stimujve të marrë…