Putini “heq qafe” edhe një gjeneral pas humbjeve të mëdha në Ukrainë

19 qershor 2022 | 08:27

Ukraina  ka njoftuar se Vladimir Putini e ka “hequr qafe” shefin e forcave ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë. Humbjet vlerësohet se kanë filluar të arrijnë në 50 000 ushtarë. Gjeneralkoloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, thuhet se ka paguar çmimin e numrit të lartë të viktimave mes radhëve të forcave ajrore.

Burime të pakonfirmuara  nga Ukraina, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessas, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini e ka spostuar Serdyukovin dhe e ka zëvendësuar atë me gjeneralkolonelin Mikhail Teplinsky, 53 vjeç, shef aktual i shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror që ka lindur në rajonin e Donetskut.

Serdyukovu u sanksionua nga Britania pasi u akuzua se kishte gjak ukrainas në duart e tij në vazhdën e tmerreve në Bucha.

Nëse lajmet rezultojnë të jenë të vërteta, kjo ‘do të tregonte se Serdyukov po mbahet përgjegjës për performancën e dobët dhe viktimat e mëdha midis njësive ruse [ajrore], veçanërisht në operacionet e hershme rreth Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen dhjetë vjet që kur u nda nga jeta,…