Putini i përgjigjet armëpushimit, Zelensky skeptik

14 mars 2025 | 08:51

Propozimi i armëpushimit i mbështetur nga SHBA-ja mbeti në krye të agjendës pasi u dëgjuan deklaratat nga liderët e ShBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, si dhe ministrave të jashtëm të G7-s në Kanada.

Cilat janë deklaratat kryesore deri më tani?

Putini i përgjigjet planit të armëpushimit: Në një konferencë shtypi në Moskë, presidenti rus tha se mbështeti përfundimin e konfliktit, por këmbënguli se një armëpushim duhet të “heqë shkaqet themelore të kësaj krize” dhe të sigurojë një “paqe të qëndrueshme”.

Zelensky skeptik: Lideri ukrainas kritikoi përgjigjen e Putinit ndaj planit të armëpushimit të mbështetur nga SHBA si “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj vendit për të detyruar një marrëveshje paqeje. Putin “shpesh e bën këtë, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, por bën diçka që vetëm i vonon gjërat ose i bën të pamundura vendimet normale”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës drejtuar kombit.

Diplomacia vazhdon: I dërguari i Trump, Steve Witkoff është në Moskë për të diskutuar planin me një delegacion rus. Dhe Presidenti Trump, ndërsa priste sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, tha se do të donte të takohej me Putinin në një përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pekini bëri thirrje për “qetësi” dhe “përmbajtje” teksa ishte mikpritës…