![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/biden1.jpg)
Putini i përgjigjet komenteve të Bidenit se ai është një vrasës: I uroj shëndet të mirë!
18 mars 2021
| 16:23
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili një ditë më parë është pajtuar se ai është një vrasës.
Putini është shprehur se Bideni po shpërfaq të metat e tij, por ka thënë se mbi të gjitha i uron shëndet.
“Lidhur me deklaratën e kolegut tim amerikan. Siç tha ai, ne e njohim njëri-tjetrin personalisht”.
“Çfarë do t’i përgjigjesha? Unë do t’i thosha: Qëndro shëndetshëm. I uroj shëndet të mirë. E them këtë pa ironi”, është shprehur Putini.
Joe Bideni pajtohet se Vladimir Putini është ‘vrasës’