‘Putini i vogël’, prestigjiozja amerikane pyet Vuçiqin për nofkën që ia la Kurti
12 gusht 2022
| 16:23
Prestigjiozja amerikane “New York Times (NYT)” e ka pyetur presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me nofkë “Putini i vogël” që ia ka vënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiqi ka hedhur poshtë akuzat e Kurtit në përgjigjen e tij për “NYT”, duke thënë se Kurti dëshiron të jetë “Zelenski i vogël”.
“Kurti dëshiron të jetë ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”. Ky është narracioni i tij – se Vuçiqi është nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve. S’është aspak e vërtetë”, ka thënë Vuçiqi.
Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiqi ka thënë se s’do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse, të paktën jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.