Putini “ka frikë mos vritet si Gaddafi” në revolucionin e ri rus

05 shkurt 2021 | 01:11

Vladimir Putin është i tmerruar nga vrasja si tirani libanez Gaddafi në një revolucion ndërsa protestat kanë përfshirë Rusinë pas burgosjes së Alexi Navalny’, ka thënë një ekspert kryesor.

Armiku i Putinit, Yuri Felshtinsky, i tha The Sun Online se trazirat e vazhdueshme e kanë bindur njeriun e fortë të Kremlinit se duhet më shumë dhunë dhe vrasje të kundërshtarëve për të shmangur të njëjtin fat të ashpër si lideri libian.

Putini po përballet me një nga sfidat më të mëdha për qeverisjen e tij 20-vjeçare, ndërsa mijëra mbështetës të figurës së burgosur të opozitës Navalny kanë dalë në rrugë.

68-vjeçari, i cili ka mbajtur një kontroll të hekurt ndaj Rusisë për 20 vjet ka nënshkruar ligjet që e lejojnë atë të qëndrojë në pushtet deri të paktën 2036.

Felshtinsky i tha The Sun Online, se Putini do të ndiejë se ai ka nevojë për të rritur brutalitetin për të shuar mospajtimin dhe për të mbrojtur pozicionin e tij.

Është raportuar se udhëheqësi rus ka “shikuar me ngulm” video të kolonel Gaddafi-t duke u vrarë brutalisht pasi u tërhoq nga një turmë e tërbuar në 2011.

Felshtinsky pajtohet se Putini është i tmerruar që nëse do ta zgjidhte ndonjëherë kontrollin, atëherë një fund i ngjashëm i hidhur e pret atë.

Saktë – këtë ai e di,” tha Felshtinsky për The Sun Online. “Ai është mjaft i zgjuar për të ditur se sipas rregullave normale, sistemi i tij i qeverisjes nuk mund të ekzistojë. Ai nuk është një idealist. Ai e di se nuk ka asnjë mënyrë që të mbijetojë nëse nuk vazhdon të godasë. Dhe kjo është ajo që ne do të shohim”.

Navalny, 44 vjeç, u arrestua pasi mbërriti nga Gjermania, ku po kurohej pas një helmimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Blerim Latifi thotë se nëse Albin Kurti do të…