Putini, kancelarit gjerman: Raundi i tretë i bisedimeve mbahet në këtë fundjavë

04 mars 2022 | 16:43

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz, se raundi i tretë i bisedimeve në mes të palës ruse dhe asaj ukrainase do të mbahet në këtë fundjavë.

Teksa po vazhdojnë luftimet, raundi i dytë i bisedimeve nuk ka sjellë rezultate në mes të palës ukrainase dhe asaj ruse por, megjithatë, gjatë atij raundi palët janë marrë vesh për krijimin e korridoreve humanitare për civilët.

Kujtojmë se pala ukrainase pas raundit të dytë ka thënë se nuk u arritën rezultatet që i duhen Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së…