Putini lehtëson masat kufizuese
12 maj 2020
| 12:45
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaroi se nisur nga dita e sotme do të lehtësohen masat kufizuese dhe bizneset do të rifillojnë aktivitetin e tyre.
Ai tha se tha periudha e bllokimit për të frenuar virusin kishte zgjatur gjashtë javë, shkruan BBC.
Lehtësimi i kufizimeve do të ndikojë në të gjithë sektorët e ekonomisë, por disa rajone mund të kenë kontrolle më të forta nëse është e nevojshme.
“Më 12 maj, periudha kombëtare e ditëve të mospunës do të marrë fund për të gjithë sektorët e ekonomisë”, tha Putin.
Megjithatë, shtoi ai, disa rajone mund të mbajnë rregulla më të ashpra, nëse është e nevojshme.
Ndërkohë që Putin lehtëson masat, Rusia ka regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 për të dhjetën ditë me radhë. /Ora News.tv/