Putini: NATO, ‘një kërcënim i dukshëm’ për Rusinë

09 maj 2022 | 09:46

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.

Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe shtoi se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, tha ai gjatë fjalimit në “Ditën e Fitores”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është detyruar t’ia japë dajës së tij 45…