Putini ndalon me ligj ndryshimin e gjinisë në Rusi
28 korrik 2023
| 13:13
Presidenti i Rusisë ka dhënë lajmin se ndalohet me ligj ndërrimi i gjinisë. Kjo është një goditje tjetër që Rusia i jep komunitetit të LGBTI , ku me miratimin e këtij ligji nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalohet çdo “ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e seksit të një personi”, si dhe ndalimin e ndryshimit të gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare apo të dhënat publike.
Përjashtim do të bëjnë vetëm ndërhyrjet mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale. Ai gjithashtu anulon martesat në të cilat një person ka “ndryshuar seksin” dhe ndalon transgjinorët të bëhen prindër birësues.
Ndalimi thuhet se rrjedh nga kryqëzata e Kremlinit për të mbrojtur “vlerat tradicionale” të vendit.