Putini ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi
16 gusht 2022
| 08:38
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska është e gatshme t’i armatosë aleatët në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine.
Duke folur në ekspozitën vjetore ushtarake të Rusisë, ai theksoi avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në vendin e tij dhe kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
“Ne shohim perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenarë të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha Putini.