Putini, për ta “shpëtuar fytyrën”, mund t’i përdorë armët bërthamore

02 maj 2022 | 09:25

Suksesi ushtarak i Ukrainës mund ta rrisë mundësinë që presidenti Vladimir Putin t’u drejtohet armëve bërthamore.

Në një intervistë për Fox News, kryetari i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të senatit amerikan, Bob Menendez, tha se ka frikë që udhëheqësi rus mund t’i përdorë armët bërthamore për ta “shpëtuar fytyrën”.

“Epo, një nga shqetësimet e mia është se, për ironi, sa më shumë sukses të kenë ukrainasit, aq më i madh është rreziku që Putini të bëjë diçka sepse ai po humbet dhe duhet të ruajë fytyrën në shtëpi”, ka thënë ai.

“Dhe kështu, potenciali i përdorimit të një arme bërthamore kimike, biologjike ose taktike mund të rritet si rezultat i rezistencës ukrainase”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdon traditën e respektit ndaj pjesëtarëve të…