Putini planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s në Indonezi

23 mars 2022 | 13:13

Presidenti rus, Vladimir Putin ende po planifikon të marrë pjesë në një samit të grupit G20 të ekonomive kryesore që do të mbahet në Indonezi më vonë këtë vit.

Kështu  ka thënë  të mërkurën ambasadorja e Moskës në Indonezi.

Vendet perëndimore po shqyrtojnë përjashtimin e Rusisë nga G20-ta pasi ajo nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një muaj më parë.

Ata tashmë e kanë goditur Moskën me sanksione të paprecedenta lidhur me sulmin, i cili ka shkaktuar një krizë humanitare brenda Ukrainës dhe një eksod të miliona njerëzve që kërkojnë siguri në vendet e tjera evropiane.

“Kjo varet nga situata. Ai (Putin) synon të vijë në samitin e G20-s”, u ka thënë a gazetarëve, ambasadorja Lyudmila Vorobieva.

Ajo ka thënë se samiti i G20-s nuk ishte forumi i duhur për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Dëbimi i Rusisë nuk do të ndihmojë ekonominë globale”, ka thënë diplomati rus.

Samiti i G20-s është planifikuar për 30-31 tetor në ishullin turistik indonezian të Balit.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indonezisë, Teuku Faizasyah, ka thënë se Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të G20-s këtë vit, nuk mendon se lufta në Ukrainë duhet të diskutohet në samit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja…