Putini: Shërbimet amerikane janë përfshirë në shpërthimin në Nord Stream
26 mars 2023
| 09:26
Presidenti rus Vladimir Putin pajtohet me konkluzionet e nxjerra nga gazetari i njohur investigativ amerikan, Seymour Hersh sipas të cilit shërbimet speciale amerikane u përfshinë në shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, siç raporton agjensia e lajmeve Tass.
Jam plotësisht dakord me këto përfundime”, tha Putini.