Putini shpall armëpushimin treditorë në Ukrainë

28 prill 2025 | 14:17

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim në Ukrainë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ka kërkuar nga Kievi të bëjë të njëjtën gjë.

Sipas “Daily Mail”, Moska ka theksuar se armëpushimi 72-otësh do të zgjasë nga fillimi i 8 majit deri në fund të 10 majit dhe Rusia i bëri thirrje Ukrainës që të bashkohet.

“Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull”.

“Në rast të shkeljeve nga pala ukrainase, forcat e armatosura të Rusisë do të japin një ‘përgjigje adekuate dhe efektive’”, ka njoftuar Kremlini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kardinalët katolikë, që u takuan në Romë të hënën, vendosën…