Putini shpall katër rajonet e Ukrainës territor të Rusisë
30 shtator 2022
| 14:46
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka katër rajone të reja, teksa ka njoftuar aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës.
Putini ka thënë se aneksimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale”, siç thuhet në kartën e OKB-së.
“Rezultatet dihen shumë mire. Jam i sigurt se Kuvendi Federal do të përkrahë katër regjionet e reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, ka thënë ai, i cili është përcjellë me duartrokitje në hollin e Kremlinit, raporton “Guardian”.
Putini ka thënë se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”.