Putini suspendohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos
27 shkurt 2022
| 14:34
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka suspenduar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Kjo federatë ka vendosur që t’i marrë atij titullin “Ambasador i Nderit”.
Në anën tjetër, ky nuk është i vetmi sport që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas situatës në Ukrainë.
Edhe “Formula 1” e ka anuluar garen që pritej të mbahej në shtator në Socchi, ndërsa UEFA ka vendosur që finalja e Champions League të mos luhet në Shën Petersburg, por në Paris.
Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shiritin e zi në sportin e xhudos.