Putini u bën thirrje rusëve të dalin në zgjedhjet presidenciale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje rusëve të votojnë në zgjedhjet presidenciale më 18 mars, duke apeluar te ta që “të shfrytëzojnë të drejtën e tyre” për të ardhmen, siç tha ai “Rusisë sonë të madhe dhe të dashur”.
Apeli i Putinit është postuar në uebfaqen e Kremlinit.
“Ne në Rusi e kemi vendosur gjithmonë fatin tonë, kemi bërë gjëra në mënyrë të ndërgjegjshme, duke kuptuar të vërtetën dhe drejtësinë. Dashuria jonë ndaj atdheut na ka udhëhequr. Kjo është në karakterin tonë kombëtar, që është e ditur edhe në botë”, ka thënë Putin.
Zgjedhjet në Rusi mbahen në kohën kur marrëdhëniet e këtij vendi me Perëndimin janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.
Tetë kandidatë janë në garën për zgjedhjet presidenciale në Rusi, por Putin thuhet se e ka fitoren e sigurt.