Putini vendos armëpushim në Ukrainë
05 janar 2023
| 16:59
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka udhëzuar ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendosë një armëpushim 36-orësh përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e nesërme deri në mesnatën e 7 janarit, tha Kremlini.
Trupat ruse duhet të mos hapin zjarr për 36 orë në mënyrë që të shënojnë Krishtlindjet ortodokse, tha ai, shkruan The Guardian. Për këtë armëpushim kishte bërë thirrje më herët edhe kreu i Kishës Ortodokse në Rusi.