Putini zyrtarisht pushton Ukrainën, ushtria ruse futet në rajonet separatiste
21 shkurt 2022
| 23:46
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në Donetsk dhe Luhansk (rajoni Donbass, Ukraina Lindore).
Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.
Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – autobusë dhe tanke janë shfaqur.
Ky është edhe zyrtarisht fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
https://twitter.com/200_zoka/status/1495862532006891524?s=20&t=3v3IerHrLLrDD3_Yr3MyOA