Putini, zyrtarisht regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale

29 janar 2024 | 12:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka regjistruar presidentin aktual, Vladimir Putin, si kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale.

Putini do të garojë për mandatin e pestë presidencial. Për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që janë kritikuar nga ekspertët, Putini ka të drejtë të bëhet president edhe për dy mandate. Për herë të parë ai është zgjedhur president i Rusisë në vitin 2000.

Putini do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e caktuara për 17 mars. Për t’u regjistruar si kandidat, atij i janë kërkuar të mblidhte të paktën 300 mijë nënshkrime të rusëve nga rajone të ndryshme të shtetit, për të mbështetur kandidaturën e tij. Nga nënshkrimet e dorëzuara, 0.15 për qind e tyre janë shpallur të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për Putinin janë evidentuar një sërë shkeljesh. Në veçanti në Shën Petersburg nënshkrimet janë mbledhur nga anëtarët e komisionit të zonës, që drejtpërdrejt përbën shkelje të ligjit.

Putini është bërë kandidati i katërt i regjistruar për zgjedhjet presidenciale ruse, pas Vladislav Davankovit nga Partia Populli i Ri, Nikolai Kharitonovit nga Partia Komuniste dhe Leonid Slutskyit nga Partia Liberale Demokratike. Në përgjithësi, 11 kandidatë po synojnë të garojnë në zgjedhje dhe kandidatët kanë afat të mbledhin nënshkrimet e nevojshme deri më 31 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është vetëm Reali i Madridit klubi që po e…